Heidi Baci mori vëmendje të madhe gjatë spektaklit të fundit në Big Brother VIP Albania 3.
Bukuroshja u shfaq me një fustan të zi të kombinuar me një pjesë të bardhë krahëve si dhe në njërën këmbë e kishte të prerë veshjen.
Ajo po qëndronte e ulur në divan së bashku me banorin tjetër të shtëpisë, Romeo Veshajn.
Njëri prej tyre po priste një telefonatë dhe Egla Ceno vendosi që ta bënte Heidi.
Në momentin që u dëgjua emri i saj, biondja u ngrit në këmbë dhe zbuloi më shumë se ç’duhet para kamerave.
Megjithatë, detajet nuk i kanë shpëtuar ndjekësve pasi fotografitë u shpërndanë gjithandej.
Sidoqoftë, Heidi po vazhdon të jetë njëra nga lojtaret më të forta brenda. /Telegrafi/