Site icon Telegrafi

Harris paralajmëron se agresioni rus i Ukrainës kërcënon demokracinë në të gjithë Evropën

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris theksoi unitetin midis amerikanëve dhe aleatëve të saj në NATO dhe paralajmëroi se pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia përbën një kërcënim për të gjitha demokracitë.

“Pushtimi i Rusisë kërcënon jo vetëm demokracinë e Ukrainës, por kërcënon demokracinë dhe sigurinë në mbarë Evropën”, tha Harris në takimin dimëror të Komitetit Kombëtar Demokratik në Uashington, DC.

“Oqeani që na ndan nuk do të na lërë të paprekur nga ky agresion”, tha ajo, raporton cnn.

Lexo po ashtu Gjithçka që po ndodh me agresionin rus në Ukrainë

Harris, duke folur për udhëtimin e fundit në Poloni dhe Rumani, theksoi se “forca më e madhe” e aleancës është uniteti i saj.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me vendosmëri me popullin ukrainas në mbrojtje të aleancës së NATO-s”, tha Harris.

Ajo gjithashtu u tregoi të pranishmëve për takimin me një student maroken, i cili kishte ikur nga Ukraina dhe gjendjen e rëndë të miliona refugjatëve që po ikin nga sulmi rus. /Telegrafi/

Exit mobile version