Site icon Telegrafi

Harley Davidson prezanton motoçikletën e parë elektrike (Video)

E gatshme për prodhim, LiveWire është ndër motoçikletat e para elektrike

Shtetet e Bashkuara tani e kanë një makinë tjetër elektrike të rangut të lartë, që nuk vie nga Tesla ose kompania GM, transmeton Telegrafi.

Është me dy rrotë dhe vie prej kompanisë  legjendare, Harley Davidson të themeluar në vitin 1903.

Harley Davidson Motor Compani kishte bërë të ditur më 2014, se do ta sjellë një motoçikletë elektrike, të cilës i është referuar si Project LiveWire.

Gjatë vitit të kaluar u prezantua si koncept, teksa kësaj radhe në EICMA në Milan të Italisë, u prezantuasi e gatshme për prodhim.

Specifikat finale mbetet të bëhen të ditura, por ajo çfarë shihet është mjaft premtuese. Baterinë do ta ketë me jone litiumi, sikurse edhe Tesla Model 3 dhe Chevy Bolt.

Pjesët tjera të jashtme, i ka kryesisht prej aluminit, që e bëjnë shumë të lehtë në lëvizje. Bateria e mbështjelle me alumin, do të vendoset në pjesën e përparme që ta ketë sa më freskët, por të mos humbë hijeshinë që e ka Harley Davidson.

Në të njëjtën kohë, është punuar që ta mbajë edhe zhurmën e veçantë që lëshon, sikur edhe motoçikletat me djegie të brendshme.

Raportohet se çmimi dhe parapagimet mund të bëhen prej muajit janar, kur edhe lansohet LiveWire, si një motoçikletë e vitit 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version