Nuk ka vonuar shumë goli i parë në derbin e Milanos ndërmjet, Milanit dhe Interit, që po zhvillohet në San Siro.
Që në minutat e para, Derby della Madonnina paralajmëron të jetë i zjarrtë deri në mbyllje.
Ishin Nerazzurrët ata që e nisën në mënyrën më të mirë sfidën duke bërë presion ndaj kundërshtari dhe duke sulmuar portën, ndërsa goli nuk vonoi.
E gjitha erdhi falë Romelu Lukakut. Sulmuesi belg shkoi përpara, hyri në zonë dhe goditi, por topi u bllokua dhe ai sërish e fitoi.
Më pas, e pa të lirë Lautaro Martinezin dhe harkoi, argjentinasi realizoi me kokë (5’). /Telegrafi/
Lukaku quite the playmaker these days!
On a platter for Lautaro Martinez 🔥 #DerbyMilano #DerbyDellaMadonnina
— Sacha Pisani (@Sachk0) February 21, 2021