Telegrafi

Haradinaj: Triumfet e Majlindës janë fitore të mëdha për Kosovën

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka uruar për triumfin e  Majlinda Kelmendit.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka shprehur mirënjohje të thellë për Driton Kukën.

Lexo po ashtu Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Abu Dhabit

“Majlinda Kelmendi po vazhdon të na sjell lajme të mira dhe çaste krenarie. Sërish e artë në Grand Slam të Abu Dhabit, triumfet e saj janë fitore të mëdha për Kosovën. Mirënjohje të thellë për Driton Kukën, Majlinden dhe tërë ekipin, të cilët janë shndërruar në imazhin e shtetit tonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kampionia Olimpike (-52 kg) mposhti me ipoon italianen Odette Giuffrida, pas një luftë të ashpër që zgjati rreth 10 minuta./Telegrafi/