Telegrafi

Haradinaj tregon çfarë biseduan me Markoviqin për demarkacionin

Mali i Zi ka deklaruar disa herë se nuk do ta rishikojë marrëveshjen e vijës kufitare me Kosovën, pasi për ta është punë e kryer dhe i takon Kosovës të gjejë zgjidhje për problemet e brendshme.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në vizitën e fund zyrtare në Bruksel është takuar me homologun e tij malazias, Dushko Markoviq.

Haradinaj në një intervistë për lajmi.net, ka treguar se çfarë kanë biseduar me Markoviqin për demarkacionin.

“Ai ma konfirmoj, tha ne duke besuar se çdo gjë është ashtu siç jemi marr vesh, na e kemi kryer punën tonë. Sa i përket neve është punë e kryer, sikur ta kishit kryer edhe ju do të ecim prej kësaj teme”, ka thënë Haradinaj në lidhje me bisedën e zhvilluar me Markoviqin.

Gjithashtu, ai tregon se i ka propozuar Markoviqit që marrëveshja të rishikohet dhe të korrigjohet, mirëpo ai nuk i ka dhënë qëndrim për këtë.