Site icon Telegrafi

Haradinaj takon zëvendëspresidentin e PE-së, i kërkon përkrahje për liberalizimin e vizave

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Haradinaj sëbashku me Wienland, gjatë takimit kanë folur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës si dhe  për idenë e propozuar për korrigjim të kufirit Kosovë-Serbi.

“Pata nderin të prisja zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, një mik i madh i Kosovës që ka dëshmuar interesim të posaçëm për vendin tonë. Angazhimi i Wieland është shumë i rëndësishëm për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për këtë u dakorduam, që të rritet bashkëpunimi bilateral, veçmas në fushën e ekonomisë”, ka thënë Haradinaj.

Lexo po ashtu Wieland: Disa qeveri të BE-së s'janë të bindura për liberalizimin e vizave për Kosovën

Haradinaj ka kërkuar zëvendëspresidenti i PE-së, përkrahje për liberalizimin e vizave.

“Theksova po ashtu se për Kosovën është tejet e rëndësishme, përkrahja e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave. Në këtë frymë, si një shtet i vogël që jemi, Kosovës ka nevojë t’i dëgjohet e vërteta e saj dhe për këtë fakt, kërkova edhe ndihmën e zëvendës presidentit të PE-së, Wieland”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, Wieland kishte edhe një dhuratë për kryeministrin e Kosovës, ku i ka dhuruar një lodër që ishte tren, ndërkohë që kryeministri i ka dhuruar atij hartën e Kosovës,/Telegrafi

Exit mobile version