Site icon Telegrafi

Haradinaj: Shkarkimi i Kurtit është urgjencë kombëtare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se shkarkimi i kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë është urgjencë kombëtare.

Sipas tij, kreu i ekzekutivit është i zbuluar dhe i kapur në mashtrim, i humbur në qeverisje dhe i pashpresë për ekonomi, arsim e shëndetësi.

Lexo po ashtu Haradinaj: Kemi votat e mjaftueshme për inicimin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë

“I zhytur në korrupsion dhe i kapun në hajni. I pabesueshëm për aleatët euroatlantikë. I kapun në pabesi dhe i dënuar prej tyre, Kurti po kërkon shpëtim te kriminelët në veri”.

“S’e shpëtojnë as ata, s’e ka drejtësi për të gjithë dhe ka për të pasur për popullin e shumëvuajtur të Kosovës edhe nga e keqja Kurti. Prandaj shkarkimi i Kryeministrit dhe Qeverisë, është urgjencë kombëtare!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndryshe, Haradinaj para një jave ka deklaruar se e kanë numrin e nevojshëm të deputetëve për të iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Ish-kryeministri para gazetarëve ka thënë se është i papranueshëm eskalimi i fjalorit të kryeministrit ndaj aleatëve.

“Mocioni është zgjidhja e duhur, është demokraci dhe kjo do të ishte me siguri e dobishme për gjithë spektrin politik, përfshirë edhe shumicën, për pozitën. Janë votat, opozita e ka numrin e nevojshëm për të iniciuar mocionin, por po ashtu ka plot deputetë në Kuvendin e Kosovës që nuk pajtojnë me këto tejkalimet e panevojshme të kryetarit të qeverisë”, ka deklaruar Haradinaj./Telegrafi/

Exit mobile version