Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj nuk do të dorëzojë mandatin me ceremoni zyrtare tek Albin Kurti.
Këtë tha se mbase do ta bëjë me telefon, ose ndonjë zëvendës i tij do t’ia dorëzojë mandatin liderit të Vetëvendosjes.
‘Unë do të jem jashtë vendit, ose do ta lus dikë nga zëvendëskryeministrat me bë dorëzimin e detyrës menjëherë pas zgjedhjes së kryetarit të Qeverisë ose do t’i bëjë një telefonatë me i uru sukses”, tha Haradinaj.
Ai thotë se nuk do të votojë krijimin e qeverisë të hënën.
Haradinaj mban pozitën e kryeministrit në largim që kur nga ajo hoqi dorë më 19 korrik të vitit të kaluar.
Nesër, e hënë, do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku do të votohet për formimin e Qeverisë së re.
Sipas marrëveshjes që u nënshkrua sot, Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga LVV dhe LDK do të ketë 15 ministri, dy zëvendëskryeministra dhe rreth 33 zëvendësministra. Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës.