Site icon Telegrafi

Haradinaj: Qeveria Kurti më e keqja që ka pasur ndonjëherë Kosova

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës.

Haradinaj në fjalimin e tij në Kuvend, ka deklaruar se Kosova ka fituar qeverisjen më të keqe ndonjëherë, transmeton Telegrafi.

“E ka fituar qeverisjen më të keqe ndonjëherë, një qeveri e cila është e paftë në politikën e jashtme, një qeveri që ka vetëm dështime në politikën e jashtme, qeveria e parë e cila ka mbërri me kriju mosbesim me SHBA-në. Një qeveri e cila nuk ka ditë të udhëheq çështje të sigurisë. Qeveri e cila ka qenë vet-shkatërruese sa i përket energjisë në Kosovë. Së fundmi, jemi në prag të festave të fundvitit, po i dënon mërgimtarët me pritje në kufi, po e mban në fuqi orën policore”, ka pohuar ai.

Haradinaj ka thënë se Qeveria po e vështirëson qëndrimin e mërgimtarëve në Kosovë, duke lënë në fuqi orën policore.

“Qeveria edhe kohën sa qëndrojnë në vend ua vështirëson. Cili vend në botë ka orë policore? A din dikush prej ekspertëve të VV-së të na tregojë për orën policore”, theksoi mes tjerash ai. /Telegrafi/

Exit mobile version