Emri i Feim Kelmendit u lakua nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, si i afërt me Besnik Bislimin.
Haradinaj ka hedhur dyshime se për shkak të këtyre lidhjeve ai është emëruar në detyrën e drejtorit të Telekomit.
Kelmendi ka ndërhyrë në “Debat Plus” duke u përballë me Ramush Haradinajn.
“Më vjen keq që ish-kryeministri merret me të pavërteta. Unë dua të di se nga niset Haradinaj kur thotë se unë kam afërsi me Besnik Beslimin”.
Haradinaj i është përgjigjur shkurt Kelmendit.
“Kelmendi është parë në foto, në mbështetje të Besnik Bislimit. Ai nuk është parë në mbështetje të Ramush Haradinajt, apo Kadri Veselit, por e mbështeti Besnik Bislimin. Po del që të afërmit e qeveritarëve të LVV-së janë profesionistët më të mirë në këtë vend”, ka deklaruar Haradinaj./Telegrafi/