Site icon Telegrafi

​Haradinaj i përgjigjet Kurtit: Opozitë e dështuar është ajo që mbetet gjatë në opozitë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratat e Kurtit, i cili ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, kishte një opozitë të dështuar.

Me këtë rast kryetari Haradinaj tha për KosovaPress, se opozitë e dështuar është ajo që mbetët gjatë në opozitë dhe jo ajo që pas 50 dite të një qeverie, kthehet në qeverisje.

“Ato që thotë Kurti, mendoj që nuk qëndrojnë. Ai bëke fushatë me thanë që është shpenzuar rezerva shtetërore, e vërteta është se shpenzimet rezervë në kuadër të buxhetit janë implementu, rezerva nuk është prekë dhe shihet tani mungesa e funksionimit për rimëkëmbje ekonomike dhe kuptohet të merret me vlerësimin e opozitës. Opozitë e dështuar është ajo që mbetët gjatë në opozitë dhe jo ajo që pas 50 dite të një qeverie, kthehet në qeverisje”, tha Haradinaj.

Haradinaj theksoi se në këtë kohë shihet edhe një mungesë e fokusimit për rimëkëmbje ekonomike.

Exit mobile version