Site icon Telegrafi

Haradinaj: Përgjegjësia për zbatimin e ligjit dhe kushteve në punë bie mbi Qeverinë 

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka folur për humbjen e jetën së një 27 vjeçari nga shembja e një pjesë të objektit të ish-hotel “Adriatiku”, tha se përgjegjësia për zbatimin e ligjit për të drejta dhe kushtet në punë bie drejtpërdrejtë mbi Qeverinë e Kosovës. Ai këto deklarata i ka bërë në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sipas Haradinajt, duhet të shtohet serioziteti i zbatimit të ligjit për të drejtat dhe kushtet në punë, në mënyrë që të parandalohen rastet tjera në vend.

“Rregullimi ose zbatimi i ligjit të punës, të drejtat dhe kushtet janë obligim i Qeverisë. Ne jemi zbatues. Përgjegjësia bie mbi Qeverinë për zbatimin e ligjit. Duhet të shtohet serioziteti i zbatimit të ligjit për të drejtat në punë, kushtet etj. Ne kemi një pjesë të ekonomisë të paregjistruar joformale.. Duhet t’i kthehemi edhe luftimit të jo formalitetit”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu I riu nga Mitrovica do të varroset sot në fshatin e tij, Vidimriq

Po ashtu Haradinaj tha se ka kërkuar publikisht edhe hetime për këtë.

“Konstatimi i përgjegjësisë duhet të fillohet. Duhet krijuar një hetim në këtë rast. Unë kam kërkuar hetim për këtë. I ndjeri tashmë nuk kthehet në jetë, por duhet të parandalojmë raste të tjera”, u shpreh kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Ndryshe, një pjesë e ish-hotel “Adriatiku”, është rrënuar të hënën rreth orës 16:00, duke e zënë kështu një person në brendësin e saj, ndërsa tre të tjerë kanë arritur të ikin.

Lexo po ashtu Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e të riut në Mitrovicë, kërkon hetim të saktë

Nga ora 17:00 e deri pak pas mesnatës kanë zgjatur kërkimet e ekipeve të shpëtimit, Policisë së Kosovës, zjarrfikësve dhe FSK-së për gjetjen e trupit të të riut nga Mitrovica.

I riu 27 vjeçar, Visar Behrami ishte duke punuar në objektin e ish hotelit bashkë me tre punëtorë të tjerë, kur një pjesë e këtij objekti u shemb në orët e pasdites së të hënës. /Telegrafi/

Exit mobile version