Site icon Telegrafi

Haradinaj: I pashpjegueshëm vendimi i Kurtit për uljen e pagave të kabinetit qeveritar

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar edhe vendimin e Kurtit për uljen e pagave për anëtarët e qeverisë.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se sikur vendimi të merrej po të mos ekzistonte Ligji i pagave do të kishte qenë në rregull.

“Ligji i Pagave është në Gjykatë Kushtetuese. Është e pashpjegueshme që një qeveri të merr një vendim derisa vendimi në Kushtetuese është pak ditë para marrjes”.

Ai ka thënë se nuk është praktikë e mirë të merret ndonjë vendim derisa një çështje është në shqyrtim të Gjykatës Kushtetuese, përcjell Telegrafi.

“Është e habitshme…Lakmia për  të fituar disa poenë politikë e madhe”.

Haradinaj thotë se rritja e pagës së kryeministrit me arsyetimin e kravatave ka qenë një shaka, por thotë se qëllimi parasegjithash ka qenë t’i ngritët paga sistemit të drejtësisë.

“Kam pasur edhe presione brenda kabinetit për t’u ngritur pagat gjyqtarëve”.

Lexo po ashtu Haradinaj: Kurti t’i tregojë popullit, ka zor të madh që po e largon taksën

Kryetari i AAK-së thotë se nuk është në rregull premtimi i Kurtit me uljen e pagave se dëshiron të bëhet si një qytetar i thjeshtë .

Lexo po ashtu Haradinaj paralajmëron Kurtin: Nëse e heq taksën i ndajmë rrugët shumë keq

“Nuk duhet synuar ulja e pagave, por të synohet ngritja edhe për qytetarët”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj./Telegrafi/

Exit mobile version