Site icon Telegrafi

Haradinaj, Kurtit: Dil nga rrethimi

Foto: Arkiv

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të rris pagat e të investoj në projekte.

Haradinaj në një shkrim në Facebook, ka theksuar se Kurti duhet të del, siç e ka quajtur ai, nga rrethimi.

“Kryeministër, dil nga rrethimi! Rriti pagat me ligj; Investo në gazsjellës; Ndërto një termocentral me qymyr; Kthe investimet kapitale duke rrit vlerën e kontratave në bazë të rritjes së kostos; Jepi subvencionet për bujqësi menjëherë; Fto biznesmenët e Kosovës dhe ata shqiptarë kudo që jetojnë për investim të përbashkët; dhe Ktheje shpresën se e ke mundësinë”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version