Site icon Telegrafi

Haradinaj: Kurti të jap dorëheqje për shkak të mos-seriozitetit në vaksinimin e qytetarëve

Foto: Arkiv

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri i KOsovës, Albin Kurti që të jap dorëheqje.

Ai ka thënë se Kurti duhet të jap dorëheqje ose të lirojë nga detyra ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia pasi tha se kanë dështuar në procesin e vaksinimit.

“Po i kërkoj Kurtit me dhanë dorëheqje si alternativë për shkak të mos-seriozitetit të tij në vaksinim. Bota po e jep edhe dozën e tretë të vaksinës, e ne jemi këtu ku jemi”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj theksoi se menaxhimi i pandemisë nuk po bëhet siç duhet, sidomos pati kritika për vaksinimin, ku tha se dorëheqja e Kurtit do të idhte ekuivalente me gjendjen.

“Beosj se dorëheqja e zotëri Kurtit do të ishte ekuivalencë e gjendjes. Ministri sot e merr rrogën për shëndetin tonë, ai është duke mbledh vota. Nuk mund të shkojnë të dyja në këtë kohë. Le ta liron menjëherë ministrin, ose le të jep dorëheqje vet”, tha Haradinaj gjatë konferencës për medie.

Tutje, ai shtoi se “Kjo gjendje tregon edhe joseriozitet të shefit të qeverise, Kurtit, edhe i dëgjojë plot që kërkojnë dorëheqjen e Vitisë, mendoj që po është legjitime kërkesa, po faji nuk është te Vitia por të shefi i tij, i cili në kohë të rritjes së rrezikut për shëndetin e popullit, qytetarëve e vlerëson të arsyeshme me kandiduar ministrin e shëndetësisë për kryetarë komune”.

“Në këtë rast mendoj se kërkesa legjitime për dorëheqje t’i drejtohet Kurtit edhe apeloj te ai se nëse ky është kualiteti që ai përballet me sfidat që i ka Kosova në këtë rast me pandeminë, atëherë më mirë është me dhënë dorëheqje sot se me mbajt peng populli dhe mos mi vonuar veprimet e duhura në lidhje me pandeminë,” shton ai. /Telegrafi/

Exit mobile version