Site icon Telegrafi

Haradinaj: Kurti po largon Kosovën nga aleatët, presidentja bashkëpërgjegjëse

Foto: Arkiv

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për largimin e Kosovës nga aleatët ndërkombëtarë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj shprehu shqetësimin e tij për politikën e jashtme të vendit.

“Serbia do të jepte miliarda vetëm që ta largonte Kosovën nga mbrojtja amerikane dhe vendet e tjera aleate. Albini e largoi Kosovën pa pagesë fare”, ka shkruar Haradinaj.

Ai tutje shtoi se politika e Kurtit në Uashington po konsiderohet gjithnjë e më shumë si “gati armiqësore”, ndërsa Evropa po instalon një politikë “6 minus 1” në Ballkanin Perëndimor, ku Kosova është e përjashtuar nga çdo proces integrues.

Lideri i opozitës nuk kurseu as presidenten Vjosa Osmani, duke e quajtur “presidente koti” dhe duke e akuzuar për bashkëpërgjegjësi në veprimet e qeverisë.

“Në çdo ndyrësirë të Kurtit, ti je në mes të saj,” u shpreh Haradinaj, duke kritikuar përpjekjen e presidentes për t’i shpëtuar përgjegjësisë.

Sipas tij, situata aktuale ka izoluar Kosovën dhe ka forcuar agjendën serbe në rajon. /Telegrafi/

Exit mobile version