Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, ka takuar sot strukturat e kësaj partie në Suharekë, ku ka deklaruar se Kosova po bëhet me ushtri, do të anëtarësohet në Interpol dhe do të fitojë liberalizimin.
“Kosova po bëhet, me ushtri, Interpol, liberalizim. Theranda po bëhet, me infrastrukturë moderne, shtigje të ecjes, turizëm malor.”
“Falë modelit ‘Haradinaj” të qeverisjes Kosova po bëhet vend me perspektivë ndërkaq Theranda nën udhëheqjen e Kryetarit Muharremaj, çdo ditë e më shumë po bëhet ekonomikisht më e zhvilluar!” thuhet në njoftimin e AAK-së./Telegrafi