Telegrafi

Haradinaj: Gjysma e punës është kryer me vendimin për shkarkimin e Sefajt dhe Gashit (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se gjysma e punës është kryer në momentin kur është dhënë vendimi për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj dhe drejtorit të Agjencionit Kosovar të Intelegjencës (AKI).

Ai këto komente i bërë në një konferencë për media ku tha se pjesën tjetër të punës e kryen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me vendimin për shkarkimin e këtyre dy eksponentëve.

“Nëse nuk kryhet pjesa tjetër e punës, ne nuk mund të flasim për diçka hipotetike”, ka shtuar Haradinaj. /Telegrafi/