Telegrafi

Haradinaj flet për vërshimet në Suharekë: Do të bëjmë çdo gjë që të parandalojmë rrezikimin e jetës së qytetarëve

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se me shqetësim ka pranuar lajmin për vërshimet që janë shkaktuar pas reshjeve të shiut në komunën e Suharekës.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka kërkuar nga FSK-ja dhe MPB-ja mobilizim dhe që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për tu dalë në ndihmë banorëve të kësaj komune.

Postimi i plotë:

Me shqetësim kemi marrë lajmin për vërshimet në Suharekë.
Si Kryeministër i vendit, menjëherë kam kërkuar nga FSK dhe Ministria e Punëve të Brendshme, mobilizim dhe që të ndërmarrin të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për t’u dalë në ndihmë banorëve të kësaj ane.
Po ashtu, jam në kontakt të vazhdueshëm me Kryetarin e kësaj komune, z.Bali Muharremaj dhe po e përcjellim me vëmendje situatën e krijuar në Suharekë.
Si qeveri e vendit do të bëjmë maksimumin që të parandalojmë rrezikimin e jetëve të qytetarëve tanë dhe t’u dalim në ndihmë banorëve që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi natyrore. /Telegrafi/