Telegrafi

Haradinaj: Besoj që këtë vit do ta marrim vendimin për liberalizimin e vizave (Video)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se këtë vit do të marrim liberalizimin e vizave.

Këto komente Haradinaj i bëri në hapjen e dytë të Konventës së Veshmbathjeve të Kosovës.

“Qeveria po mundohet në mënyra të ndryshme me argumente të hyjmë në agjendë të liberalizimit. Besoj që kemi me hy në agjendë dhe vendimin për konfirmim do ta marrim këtë vit”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka folur edhe për takimin e presidentit Thaçi me presidentin rus Vladimir Putin, me ç’rast është shprehur se nuk duhet të ketë kundërveprime të asaj se çka bënë presidenti.

“Nuk është mirë me e lidhë gjithë se çka bënë presidenti edhe të gjitha veprimet tona me qenë vetëm kundërveprime të asaj se çka bënë ai. Por, është mirë që Kosova, Parlamenti dhe institucionet e Kosovës me e pas një platformë të veten, një rezolutë, një delegacion, edhe me pas më shumë qartësi si vend”, u shpreh ai. /Telegrafi/