Telegrafi

Ndërtimi i shtëpive në katër komunat në veri, hapet thirrja për aplikim

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se është hapur thirrja për aplikim për ndërtimin e shtëpive për komunitetet jo-shumicë në katër komunat veriore.

Në mbledhjen e 173-të, Qeveria ka miratuar kërkesën e MAPL-së për ndarjen e subvencioneve në vlerë prej 1 milion euro për ndërtimin e shtëpive në komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Lexo po ashtu 1 milion euro për ndërtimin e shtëpive në veri dhe pesë milionë për zbutjen e krizës energjetike - të gjitha vendimet që i mori Qeveria

“Zhvillimi i barabartë dhe krijimi i kushteve për banim të qëndrueshëm në secilën pjesë të Kosovës duke përfshirë edhe pjesën veriore është synim dhe parim i kësaj thirrje”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai tutje ka bërë të ditur se thirrja është hapur me datë 23 nëntor dhe mbetet e hapur deri me datë 02 dhjetor. /Telegrafi/