Telegrafi

Hapet për herë të parë korridori humanitar në Severdonetsk

Një korridor humanitar është hapur, në tentim për të nxjerr civilët nga qyteti i rrethuar Severodonetsk nga forcat ruse në lindje të vendit.

Ky qytet po ballafaqohet me bombardime të vazhdueshme nga forcat ruse – dhe tashmë rreth 80 për qind e territorit kontrollohet nga Moska, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët rusë thanë se korridori humanitar do të qëndrojë i hapur për 12 orë – pra nga ora 8 e mëngjesit. Kjo është hera e parë që një korridor humanitar po tentohet të mbahet i hapur në Severodonetsk.

Lexo po ashtu Prokuroi i GJND-së, Karim Khan qëndron në Kharkiv: Askush nuk do të amnistohet në Ukrainë

Në anën tjetër Moska thotë se do t’i jep mundësinë forcave ukrainase në fabrikën e kimikaleve Azot, që të dorëzohen dhe të hedhin në tokë armët.

Vlerësohet se rreth 12 mijë njerëz po vazhdojnë të jenë në qytetin e rrethuar nga rusët në lindje të Ukrainës, përfshirë disa qindra që janë ngujuar brenda fabrikës së kimikaleve. /Telegrafi/