Site icon Telegrafi

Hapet një zyrë e policisë në stacionin e autobusëve në Pejë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Pejë, njofton se në kuadër të bashkëpunimit me institucione dhe qytetarë, si dhe implementimin e strategjisë ‘Policimi në Bashkësi’, me datën 5 nëntor 2019, ka hapur një zyrë në hapësirën e stacionit të autobusëve në Pejë.

Sipas njoftimit në këtë zyrë do të qëndrojnë zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Pejë, sipas orarit fleksibil dhe këta policë do të jenë aty, me qëllim të parandalimit të incidenteve, bashkëpunimit me qytetarë dhe ofrimit të sigurisë.

“Dihet se hapësira e stacionit të autobusëve është e frekuentuar nga numër i madh i qytetarëve dhe nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, ku në të kaluarën ka pasur edhe incidente të ndryshme në mes të rinjve. Njëkohësisht dëshirojmë të falënderojmë edhe menaxhmentin e stacionit të autobusëve
për përkrahjen e tyre”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera Policia ka ftuar qytetarët që për secilin rast të lajmërojnë dhe të bashkëpunojnë me zyrtarët policorë në përgjithësi./Telegrafi/

Exit mobile version