Telegrafi

Hapet një korridor humanitar për anijet e bllokuara ukrainase në portin e Detit të Zi

Një korridor i përkohshëm humanitar është krijuar për të ndihmuar anijet tregtare të bllokuara në portet e Detit të Zi të Ukrainës.

Anijet pritet të fillojnë ta përdorin brenda disa ditësh, njoftoi marina ukrainase, raporton skynews.

Rruga do të përdoret gjithashtu për lëvizjen e grurit dhe produkteve të tjera bujqësore, tha zëdhënësi Oleh Chalyk.

Lexo po ashtu Imazhet satelitore janë provë - rusët kanë një problem të madh

“Korridori do të jetë shumë transparent. Ne do të vendosim kamera në anije për të dëshmuar se ky është një mision thjesht humanitar dhe nuk ka qëllime ushtarake”, tha ai.

Megjithatë, kërcënimi ushtarak nga Rusia dhe minat e vendosura në det ende përbëjnë një rrezik, thuhet në një deklaratë të veçantë të marinës.

Anijet kanë mbetur të bllokuara në portet e Detit të Zi që kur Rusia u tërhoq nga një marrëveshje kyçe e drithit, e cila kishte lejuar që produktet të eksportoheshin në mënyrë të sigurt. /Telegrafi/