Site icon Telegrafi

Hapet konkursi për studime në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se është hapur konkursi për aplikim për studime në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së.

Mehaj ka njoftuar se aplikimi mund të bëhet nga sot e deri në 25 tetor 2022.

“Për procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes, procedurat e testimit sipas kritereve të Rregullores së FSK-së dhe të Akademisë së Forcave Ajrore, procedurat ankimore, kriteret tjera, dokumentet e kërkuara për aplikim, si dhe udhëzimet se si të aplikoni, qasuni në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org, në ueb faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net ku edhe është publikuar shpallja e konkursit”, ka shkruar Mehaj.

Gjithashtu kandidatët e interesuar duhet të plotësoni formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply.

Ministri ka thënë se ky është sukses ynë i madh i radhës, falë mbështetjes së madhe të aleatëve tanë jetik amerikan.

“Falënderim dhe mirënjohje e përhershme për SHBA-në, Departamentin Amerikan të Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura Amerikane”, ka shkruar Mehaj. /Telegrafi/

Exit mobile version