Site icon Telegrafi

Hapen me kohë qendrat e votimit në Zveçan, të pranishëm njësia speciale e Policisë së Kosovës

Zyrtar i lartë i Komisionit zgjedhor, Vuksan Vuksanoniq ka thënë se në komunën e Zveçanit janë hapur me kohë qendrat e votimit.

Ai ka shtuar se deri më tani nuk ka informacione se ka pasur ndonjë votues.

Në njërën nga qendrat e votimit që ndodhet në objektin e Komunës së Zveçanit janë parë edhe forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

Lexo po ashtu Shkarkimi i kryetarëve - sot votohet në katër komunat në veri

“Meqenëse nuk kemi pasur mundësi në shkolla që të zhvillojmë procesin e votimit, kjo është hera e parë që objekti i komunës përdoret për një qëllim të tillë… Për shkak se edhe para këtij procesi zgjedhor policia ka qenë brenda prandaj kanë mbetur këtu”, u shpreh Vuksanoviq.

Në qendrat e votimit në katër komunat veriore ku po mbahen votimet për ose kundër largimit të kryetarëve shqiptarë janë vendosur kamerat.

Kujtojmë se në këtë komunë të drejtë vote kanë 7.209 persona. /Telegrafi/

Exit mobile version