Site icon Telegrafi

Hansi Flick i jep dritën e gjelbër Decos për transferimin e yllit të Monacos

Barcelona e ka bërë pozicionin e mbrojtësit të djathtë një ndër prioritetet e tyre kryesore për afatin kalimtar veror dhe duket se drejtori sportive Deco tashmë ka nisur të hulumtojë për opsionet e mundshme.

Blaugranasit janë lidhur kryesisht me tre lojtarë që luajnë në krahun e djathtë gjatë vitit të fundit: Vanderson (Monaco), Marc Pubill (Almeria) dhe Andrei Ratiu (Rayo Vallecano).

Sidoqoftë, sipas një raportimi nga e përditshmja katalanase Sport, Deco është i etur për transferimin e Vanderson, të cilin e ka përcjellë që nga koha kur ai ishte pjesë e Gremios.

23-vjeçari shquhet për lojën e tij fizike, aftësitë teknike dhe leximin e lojës, atribute këto që kanë bërë që ai të bëhet opsioni i preferuar i Decos.

Zbulohet se si Barcelona ‘injoroi’ mundësinë ta transferojë Julian Alvarez për një çmim qesharak
Lexo po ashtu Zbulohet se si Barcelona ‘injoroi’ mundësinë ta transferojë Julian Alvarez për një çmim qesharak

I njëjti medium shpjegon se Hansi Flick tashmë ka dhënë dritën e gjelbër që të arrihet një marrëveshje për Vanderson, të cilin edhe ai e sheh si të gatshëm për të luajtur një rol të rëndësishëm tek klubi.

Fakti që ai mund të operojë edhe si mbrojtës i majtë po konsiderohet si një përparësi për brazilianin para opsioneve të tjera.

Deco raportohet se ka hapur bisedimet me agjentët e tij dhe hapat e parë janë përshkruar si pozitiv, ani pse ende nuk dihet se cila do të ishte kostoja totale e një operacioni të mundshëm.

Në anën tjetër, Mundo Deportivo raporton se Vanderson është opsioni për një të ardhme afatgjatë për ta zëvendësuar Jules Kounde./Telegrafi/

Exit mobile version