Telegrafi

Hangover vë standarde të reja, Capital T me performancë speciale në Gjakovë (Foto)

Një nga klubet më të mëdha në vend, Hangover, ka realizuar një nga performancat më speciale të kësaj sezone.

Pasi një serie të performancave me rekorde nga artistë të ndryshëm, ishte Capital T ai që u shfaq krejt ndryshe.

Në mënyrë spektakolare ai me një vinç zbriti në skenë, duke bërë të gjithë të mahniteshin.

Teksa reperi rrezikoi jetën, atmosfera ishte tejet e zjarrtë dhe eksplozive në momentin që ai shkeli në skenë.

Ai performoi hitet më të mëdha të tij një zëri me publikun, teksa mahniti të pranishmit.

Bashkë me të performoi edhe 2Po2, i cili sigurisht kishte arsye që të jetë krenar me nipin e tij dhe performancën që shfaqi e që ishte e niveleve ndrërkombëtare.

Hangover kështu dëshmon se është lokacion ideal që artistët tanë të shfaqin performancat spektakolare dhe prej ku ata mund të tregojnë shkathtësitë e tyre për shou prej më spektakolareve. /Telegrafi/