Site icon Telegrafi

Handanovic: Te Interi jemi për të fituar trofe

(Foto: Getty Images)

Samir Handanovic ka treguar se humbjet e kanë kthyer Interin në realitet për të shënuar një përfundim entuziast të sezonit.

Nerazzurrët të mërkurën mbrëma (24 maj) zhvillojnë finalen e Kupës së Italisë kundër Fiorentinas, ndërsa portieri slloven ka folur në konferencën për media.

Zikaltrit kanë pasur vështirësi në përpjekjet për të siguruar një vend në top-katërshe, mirëpo pas heqjes së 10 pikëve të Juventusit, nuk kanë më shumë presion.

Lexo po ashtu “Interi drejt një krize financiare” – ish drejtuesi i klubit thotë që huazimet miliona euro nuk do të mund të paguhen me kohë

Po ashtu, mund ta përfundojnë sezonin në mënyrën më të mirë, duke qenë se krahas finales së Coppa Italia, luajnë edhe në finale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt më 10 qershor.

“Nuk mund ta definoj (sezonin), sepse akoma nuk ka mbaruar, ndeshjet e mbetura do të vendosin shumëçka”, është shprehur Handanovic, para se të vinte në pah pikën kthyese të skuadrës.

“Kur humb, zhvillohesh. Humbjet të kthejnë në realitet dhe e heqin aspektin sipërfaqësor. Pastaj, fitoret sollën gjëra tjera duke e rritur vetëbesimin”.

“Jemi te Interi për të ngritur trofe, në vitet e fundit e kemi rikthyer ekipin në konkurrim për atë që meriton”, ka shtuar 38-vjeçari. /Telegrafi/

Exit mobile version