Marek Hamsik rrëfen se i ka thënë ‘Jo’, ofertave të gjigantëve të futbollit italian.
Të luash për njërën nga tri skuadrat më të mëdha italiane, është ëndërr e çdo futbollisti.
Por, kjo nuk mund të thuhet edhe për Hamsik, i cili ka refuzuar, Juven, Interin dhe Milanin, vetëm për të qëndruar te Napoli. Kapiteni i napolitanëve thotë se ai nuk do të mund të luante për një klub tjetër italian.
“Mund ta konfirmoj që kam pasur oferta nga të tri këto ekipe, por i kam refuzuar”, ka thënë mesfushori për Corriere dello Sport.
“Me këtë ua kam bërë me dije se për mua në Itali ekziston vetëm Napoli dhe me shumë mundësi do ta mbylli karrierën këtu”.
Hamsik është pjesë e Napolit që nga viti 2007 dhe deri më tani ka regjistruar 330 paraqitje dhe ka shënuar 83 gola me këtë skuadër.