Telegrafi

Hamasi: Vrasja e tre ushtarëve, mesazh për administratën amerikane – ndalini krimet në Gaza

Tre pjesëtarë të shërbimit amerikan u vranë dhe dhjetëra janë plagosur pas një sulmi me dron pa pilot ndaj forcave amerikane të vendosura në Jordaninë verilindore pranë kufirit me Sirinë.

Një zyrtar i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri, tha se sulmet ndaj forcave amerikane janë të lidhura drejtpërdrejt me luftën e vazhdueshme të Izraelit në Gaza, shkruan theguardian.

“Vrasja e tre ushtarëve amerikanë është një mesazh për administratën amerikane që nëse nuk ndalen vrasjet e të pafajshmëve në Gaza, ajo duhet të përballet me të gjithë kombin… Vazhdimi i agresionit amerikano-sionist ndaj Gazës është në gjendje të shpërthejë situatën në rajon”, deklaroi ai.

Lexo po ashtu Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e tre ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme

Rezistenca Islamike në Irak, organizatë ombrellë e grupeve militante të linjës së ashpër të mbështetur nga Irani, mori përsipër sulmet në tre baza, duke përfshirë një në kufirin Jordan-Siri.

Sulmi është një përshkallëzim i madh i situatës tashmë të tensionuar në Lindjen e Mesme, ku lufta shpërtheu në Gaza pas sulmit të grupit islamik palestinez Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor, i cili vrau 1200 persona.

Izraeli ka vrarë mbi 26 mijë palestinezë, ku numri më i madh i viktimave janë fëmijë dhe gra, sipas ministrisë Shëndetësisë së Palestinës. /Telegrafi/