Hamasi ka nisur sulme me raketa drejt Izraelit nga Gaza, për herë të parë pas disa muajsh.
Siç raportohet, breshëria e raketave ka ndezur sirenat e sulmeve ajrore në qytete të largëta si Tel Avivi.
Sirenat janë dëgjuar edhe në qytete tjera duke përfshirë Herzliya dhe Petah Tikva, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Deri më tash, nuk ka raportime për viktima apo dëme nga ajo që dukej të ishte sulmi i parë me raketa me rreze të gjatë që nga janari, megjithëse militantët kanë vazhduar të sulmojnë me raketa dhe mortaja mbi komunitetet përgjatë kufirit të Gazës.
Bëhet e ditur se përgjegjësinë për sulmin e ka marrë krahu ushtarak i Hamasit, al-Qassam.
Al-Qassam tha se ka nisur një sulm me raketa në Tel Aviv në përgjigje të asaj që i quajti “masakra sioniste kundër civilëve”.
#BREAKING – Rockets launched towards central #TelAviv, #Israel pic.twitter.com/eZ4A1bBVDK
— 🔱 Asgard Intel • WW3.INFO ✨ (@AsgardIntel) May 26, 2024
Ndryshe, ushtria izraelite tha se tetë predha kaluan në Izrael pasi u lëshuan nga zona e qytetit jugor të Gazës, Rafah, ku forcat izraelite së fundmi kanë nisur sulmet.
Shumica prej raketave janë kapur nga sistemi izraelit i mbrojtjes Iron Dome. /Telegrafi/