Grupi Hamas ka thënë se sulmet e tij të 7 tetorit në jug të Izraelit ishin një “hap i domosdoshëm” kundër pushtimit izraelit të territoreve palestineze.
Ishte “një përgjigje normale për t’u përballur me të gjitha komplotet izraelite kundër popullit palestinez”, citohet të ketë thënë grupi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Një dokument i raportit prej 16 faqesh ishte raporti i parë publik i grupit i lëshuar në anglisht dhe arabisht të dielën, duke shpjeguar sfondin e sulmit, kur grupi depërtoi kufirin e militarizuar të Gazës.
Ndryshe, më 7 tetor, qindra luftëtarë të Hamasit kaluan në Izrael përmes tokës, ajrit dhe detit.
Sulmi rezultoi në vdekjen e rreth 1,140 personave, thonë zyrtarët izraelitë.
Gjatë sulmit, personat e armatosur kapën rreth 250 pengje, sipas shifrave të fundit izraelite.
Zyrtarët izraelitë thonë se rreth 132 robër mbeten në Gaza, prej të cilëve të paktën 27 besohet të jenë vrarë.
“Nëse ka pasur ndonjë rast të shënjestrim të civilëve, kjo ka ndodhur aksidentalisht dhe gjatë konfrontimit me forcat okupuese”, ka thënë Hamasi në raport.
“Shumë izraelitë u vranë nga ushtria dhe policia izraelite për shkak të konfuzionit të tyre”.
Ndryshe, pas sulmit të Hamasit, Izraeli filloi një luftë, duke goditur Gazën në fushatën më vdekjeprurëse të bombardimeve me të tilla çfarë zona është përballur ndonjëherë.
Izraeli vendosi dhjetëra mijëra trupa përgjatë kufirit të Gazës dhe në kufirin verior me Libanin.
Ai shpalli një rrethim të plotë të Gazës, duke ndërprerë furnizimet me ujë, energji elektrike dhe ushqime, vendime të denoncuara nga Kombet e Bashkuara.
Sulmet e Izraelit kanë vrarë të paktën 25,105 njerëz në Gaza, kryesisht gra, fëmijë dhe adoleshentë, sipas ministrisë së shëndetësisë në territor. /Telegrafi/