Emmanuel Mannie Fabian, raportues i luftës për Times of Israel, ka publikuar pamjet e sulmeve të Hamasit mbi mjetet e blinduara izraelite, gjatë operacionit tokësor të IDF-së në Rripin e Gazës.
“Hamasi publikoi pamjet ku shihet sesi militantët e saj sulmojnë mjetet e blinduara të IDF-së në Rripin e Gazës”, ka shkruar Fabian përbri videos së publikuar në rrjetin social X, transmeton Telegrafi.
Në postim gjithashtu thuhet se “IDF-ja është e vetëdijshme për një nga sfidat e shumta me të cilat ballafaqohen forcat tokësore, duke u përballuar me militantët e Hamasit që dalin nga tunelet dhe lansojnë raketa në drejtim të tyre”.
“Megjithatë, vetëm në disa raste ka pasur humbje në njerëz. Ushtria beson se mjetet e blinduara mbrojnë personelin nga sulmet të tilla”, ka shkruar ndër tjera raportuesi i luftës.
Në videon që shihen mbishkrimet arabe të shkruara nga Hamasit, kryesisht shfaqen sulmet në mjetet e blinduara të IFD-së izraelite. /Telegrafi/
Hamas publishes footage of its members attacking IDF armored vehicles in the Gaza Strip. The IDF is aware that one of the main challenges ground forces are facing is terror operatives coming out of tunnels and launching RPGs, though only a handful of cases have resulted in… pic.twitter.com/Njpf5c3GGQ
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) November 4, 2023