Një adoleshente nga Illinois e liruar të premten nga Hamasi pas 13 ditësh në robëri, “po shkon shumë mirë”, tha babai i saj, me pamjet e reja që tregojnë momentin dramatik që ajo dhe nëna e saj iu dorëzuan Kryqit të Kuq.
Natalie Shoshana Raanan, 17 vjeçe dhe nëna e saj Judith Tai Raanan, 59 vjeçe, u kthyen në Izrael vonë të premten, konfirmoi qeveria izraelite, pasi u larguan nga Gaza përmes një kalimi të kontrolluar nga Egjipti, përcjell Telegrafi.
Ato u larguan nga Gaza pa lëndime të dukshme fizike, duke zbritur nga një makinë dhe më pas u rrethuan nga stafi i veshur me jelekë me kryqin e kuq – pas së cilës gjë hipën në një automjet të Kryqit të Kuq dhe u larguan.
#BREAKING | JUST IN: LIVE VIDEO OF THE TWO AMERICAN HOSTAGES RELEASED BY HAMAS#Gaza #Israel #غزة #فلسطين pic.twitter.com/WU0JjVSoy2
— Breaking news 24/7 (@aliifil1) October 21, 2023
Ato tani po marrin trajtim mjekësor, tha guvernatori i Illinois, pa dhënë detaje për gjendjen e tyre.
Marrëveshja për lirimin e çiftit u ndërmjetësua nga Katari.
Vëllai i saj, Ben, bëri shaka duke thënë se ishte ‘i mërzitur’ sepse ajo ende dukej ‘si një supermodele’, pavarësisht sprovës së saj.
Besohet se Natalie dhe Judith do të jenë në tranzit në Tel Aviv për t’u ribashkuar me të afërmit dhe se të dyja do të kthehen në SHBA në fillim të javës së ardhshme.
Babai i adoleshentes tha se fillimisht mësoi për lirimin e mundshëm përmes televizionit izraelit dhe më pas mori një telefonatë nga IDF.
Ai i përshkroi 13 ditët e fundit si ‘situatën më të keqe’, duke shtuar se ai ishte mbajtur në errësirë nga robëruesit e tyre.
“Nuk flija natën dhe mendja ime ishte gjithmonë në Izrael”, tha ai.
Ndërkohë bëhet e ditur se presidenti Joe Biden ka folur me Uri Raanan – babai i Natalie, ish-bashkëshorti i Judith. /Telegrafi/