Site icon Telegrafi

Hamasi po përdor bunkerë të ndërtuar nga Izraeli nën spitalin Al-Shifa, thotë ish-kryeministri Ehud Barak

Ish-kryeministri Ehud Barak tha të hënën se Izraeli kishte ndërtuar bunkerë “dekada më parë” poshtë spitalit Al-Shifa në qytetin e Gazës.

“Tashmë dihet prej shumë vitesh se ata kanë bunkerët që fillimisht ishin ndërtuar nga konstruktorët izraelitë poshtë Shifa-s të janë përdorur si post komandimi i Hamasit. Dhe, një lloj kryqëzimi i disa tuneleve janë pjesë e këtij sistemi”, i tha ai Christiane Amanpour të CNN, përcjell Telegrafi.

“Ky nuk është ndoshta i vetmi lloj posti komandues, disa të tjerë janë nën spitale të tjera ose në vende të tjera të ndjeshme, por me siguri janë përdorur nga Hamasi edhe gjatë këtij konflikti”, shtoi ai.

Lexo po ashtu "Kështu duket një tunel i Hamasit": Izraeli publikon një video të spitalit Shifa në Gaza

Ndryshe, Izraeli e pushtoi Gazën nga Egjipti në vitin 1967 dhe e mbajti territorin nën pushtim të plotë ushtarak deri në vitin 2005 kur tërhoqi kolonët dhe ushtarët e tij në një lëvizje të njohur si “shkëputja”.

Hamasi mori kontrollin e plotë brenda enklavës dy vjet më vonë.

“Ka qenë ndoshta pesë ose katër dekada më parë që ne ndihmuam (palestinezët) për të ndërtuar këta bunkerë në mënyrë që të mundësojmë më shumë hapësirë për funksionimin e spitalit brenda përmasave shumë të kufizuara të këtij kompleksi”, ka qartësuar më tej Barak.

Ndryshe, përpara aksionit të kompleksit spitalor javën e kaluar, Izraeli pretendoi se ai po përdorej nga Hamasi si qendër komandimi.

Dhe Forcat e Mbrojtjes izraelite të shtunën i treguan CNN-it atë që tha se ishte “provë konkrete” se Hamasi po përdorte kompleksin mbi tokë si mbulesë për atë që e quajti infrastrukturë terroriste poshtë, duke përfshirë një qendër komandimi dhe kontrolli.

Lexo po ashtu Izraeli ka treguar se çfarë pajisjesh kishte përdorur “për të hedhur në erë” tunelin e Hamasit nën spitalin e Gazës

Ushtria tregoi atë që një komandant e përshkroi si një tunel i madh.

“Ky është një tunel i madh”, tha ai. “Kam hasur në tunele – në vitin 2014 kam qenë komandant kompanie – dhe ky tunel është më i madh se një tunel standard”. /Telegrafi/

Exit mobile version