Hamasi dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim katër-ditor në Gaza, ka thënë grupi militant në një deklaratë.
Grupi tha se ra dakord të lironte rreth 50 gra dhe fëmijë pengje nga Gaza në këmbim të Izraelit që të lironte 150 gra dhe fëmijë palestinezë nga burgjet izraelite, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Marrëveshja do të lejojë qindra kamionë me ndihma humanitare, mjekësore dhe me karburant të hyjnë në të gjitha pjesët e Gazës, shtohet në deklaratë.
Dhe Qeveria e Izraelit ka lëshuar një deklaratë pasi miratoi një marrëveshje që do të lirojë 50 pengje nga Hamasi gjatë një armëpushimi katërditor.
“Qeveria e Izraelit është e detyruar të kthejë në shtëpi të gjithë pengjet”, citohet të jetë thënë në deklaratë.
“Sonte qeveria ka miratuar skemën e fazës së parë të arritjes së këtij qëllimi, sipas të cilit të paktën 50 pengje – gra dhe fëmijë – do të lirohen gjatë katër ditëve, gjatë të cilave do të bëhet një pauzë në luftime”.
“Lirimi i çdo 10 pengjesh shtesë do të rezultojë në një ditë shtesë në pauzë”.
“Qeveria e Izraelit, IDF dhe shërbimet e sigurisë do të vazhdojnë luftën për të kthyer në shtëpi të gjithë pengjet, për të përfunduar eliminimin e Hamasit dhe për të siguruar që nuk do të ketë asnjë kërcënim të ri për shtetin e Izraelit nga Gaza”. /Telegrafi/