Halsey hyri në Instagram të mërkurën për të treguar modelin e ri të flokëve të saj të ashpër, bionde të zbardhura, së bashku me një pamje po aq dramatike bukurie.
“Rikthimi i ‘mullet’-it tim”, shkroi këngëtarja e “Without Me” në një klip i cili ishte vendosur në mënyrë të përshtatshme me këngën e Sleater-Kinney “I Wanna Be Your Joey Ramone”.
Duke etiketuar markën e tyre të kozmetikës About-Face, Halsey shkroi gjithashtu se “kombinimi i grimit” ishte “bërë nga përzierja e ngjyrave për sytë dhe buzët” nga linja.
Miqtë dhe ndjekësit e yllit nuk ngopeshin duke i dhënë komplimente për pamjen e saj mahnitëse.
Pamja gjithashtu bëri që Halsey të krahasohej me Linda Evangelista, Pamela Anderson dhe Miley Cyrus në komente. /Telegrafi/