Telegrafi

Halloweeni vjen më herët për artistet shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa përzgjedhin kostumet (Foto)

Foto: Getty Images

Më datën 31 tetor në gjithë botën shënohet festa e Halloweenit, e njohur në trevat shqiptare si “Nata e Shtrigave”.

Të entuziazmuar fëmijët vishen me kostume të ndryshme, për t’u dukur të frikshëm në atë që cilësohet si ‘nata më e errët e vitit’.

Lexo po ashtu Rita Ora tregon se si e ndaluan të hyjë në një restorant për shkak të veshjes (Foto)

Të njëjtën gjë bëjnë edhe shumë prej figurave publike, të cilët vishen për të transmetuar energjinë e festës te fansat e tyre.

Por, edhe pse data 31 nuk ka arritur, disa prej artisteve të njohura shqiptare e kanë bërë tashmë përzgjedhjen e tyre.

Lexo po ashtu Dua Lipa kërkon votën tuaj për "MTV EMA" (Foto)

Ishte këngëtarja Rita Ora e cila së fundmi u paraqit në “Kiss FM Halloween House Party”, event në të cilin 26 vjeçarja u shfaq e veshur me një kostum të gjelbër me shkëlqim, duke marrë kështu pamjen e një zogu me shkëlqim.

Rita Ora në “Kiss FM Halloween House Party”

Rita shquhet për format e saj fizike, të cilat nuk heziton t’i ekspozojë në asnjë prej shfaqjeve të saj. Të njëjtën gjë, Ora bëri edhe në eventin e Halloweenit ku përveçse ‘e frikshme’, ajo dukej edhe provokuese.

Rita Ora (Getty Images)

Edhe këngëtarja Dua Lipa në rrjetin social Instagram ndau me fansat disa fotografi nga koncerti i saj i fundit, në të cilin është shfaqur e veshur si kësulëkuqja.

Dua Lipa shfaqet si Kësulëkuqja në koncertin e saj të fundit. (Getty Images)

Me fustan të kuq dhe lule të zeza në dorë, ajo doli nga kornizat e përditshmërisë, teksa rrëmbeu vëmendjen e fansave me këtë dukje të veçantë për festën e Halloweenit.

Dua Lipa. (Getty Images)

Ditë më parë, edhe modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare Afërdita Dreshaj publikoi disa fotografi në rrjetet sociale, në të cilat u shfaq bashkë me mikeshat e saj, e veshur si një “police seksi”, me çka duket të ketë qenë përzgjedhja e saj për Natën e Shtrigave.

Afërdita Dreshaj vishet si ‘police seksi’ për festën e Halloweenit. Burimi i fotos: InstaStory

Festa e arritur para kohe te artistet shqiptare duket interesante, teksa fansat vrasin mendjen se si do duken ato në datën 31, e cila është data e vërtetë kur festohet festa e Halloweenit. /Telegrafi/