Më datën 31 tetor në gjithë botën shënohet festa e Halloweenit, e njohur në trevat shqiptare si “Nata e Shtrigave”.
Të entuziazmuar fëmijët vishen me kostume të ndryshme, për t’u dukur të frikshëm në atë që cilësohet si ‘nata më e errët e vitit’.
Të njëjtën gjë bëjnë edhe shumë prej figurave publike, të cilët vishen për të transmetuar energjinë e festës te fansat e tyre.
Por, edhe pse data 31 nuk ka arritur, disa prej artisteve të njohura shqiptare e kanë bërë tashmë përzgjedhjen e tyre.
Ishte këngëtarja Rita Ora e cila së fundmi u paraqit në “Kiss FM Halloween House Party”, event në të cilin 26 vjeçarja u shfaq e veshur me një kostum të gjelbër me shkëlqim, duke marrë kështu pamjen e një zogu me shkëlqim.
Rita shquhet për format e saj fizike, të cilat nuk heziton t’i ekspozojë në asnjë prej shfaqjeve të saj. Të njëjtën gjë, Ora bëri edhe në eventin e Halloweenit ku përveçse ‘e frikshme’, ajo dukej edhe provokuese.
Edhe këngëtarja Dua Lipa në rrjetin social Instagram ndau me fansat disa fotografi nga koncerti i saj i fundit, në të cilin është shfaqur e veshur si kësulëkuqja.
Me fustan të kuq dhe lule të zeza në dorë, ajo doli nga kornizat e përditshmërisë, teksa rrëmbeu vëmendjen e fansave me këtë dukje të veçantë për festën e Halloweenit.
Ditë më parë, edhe modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare Afërdita Dreshaj publikoi disa fotografi në rrjetet sociale, në të cilat u shfaq bashkë me mikeshat e saj, e veshur si një “police seksi”, me çka duket të ketë qenë përzgjedhja e saj për Natën e Shtrigave.
Festa e arritur para kohe te artistet shqiptare duket interesante, teksa fansat vrasin mendjen se si do duken ato në datën 31, e cila është data e vërtetë kur festohet festa e Halloweenit. /Telegrafi/