Gjatë muajit shkurt, DJ PM, DJ Dagz dhe këngëtari Lindon sollën këngën e tyre me titull “Hallall e ke”.
Kjo këngë është pritur mirë nga publiku, dhe në vetëm një muaj pas lansimit, ka arritur të grumbullojë mbi një milion shikime në kanalin YouTube.
Ka qenë DJ PM, ai i cili ka publikuar një fotografi në InstaStory, përmes së cilës ka bërë të ditur suksesin e këngës së fundmi.
“Faleminderit e Halla krejtve”, kishte shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë, pritet shumë shpejt që Dagz dhe PM të sjellin edhe një tjetër bashkëpunim, kësaj radhe me bukuroshen Morena Taraku. /Telegrafi/