Kryeshefi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Enis Halimi, në një intervistë për Telegrafin, ka theksuar se për shtypjen e materialit zgjedhor kanë kontraktuar një prej kompanive më të mira për këtë çështje.
Halimi tha se kanë kontraktuar një prej kompanive më të mira, e cila është nga Sllovenia. “Ajo kompani e ka përfaqësinë edhe në Kosovë, por edhe në Shqipëri”, tha ai.
Kryeshefi i KQZ-së tha se “cilësia e këtyre materialeve zgjedhore, që do të përdoret në ditën e zgjedhjeve do të jetë e lartë dhe nuk ka asnjë arsye për ta pasur ankesën as më të vogël”.
“Është duke vijuar procesi i testimit të sprejit të llambave dhe baterive. Nuk kem dyshimin më të vogël se diçka e tillë mund të ndodhë. Testohen me mostra dhe teknologji adekuate. Ka pasur spekulime që janë bërë në një kompani në Prizren, kompani e dëshmuar në këtë fushë. Nuk ka arsye për asnjë brengë, sepse materiali zgjedhor i tërë e ka cilësinë e garantuar, ku asnjë shtet në rajon nuk ka kaq elemente të sigurisë”, ka shtuar Halimi./Telegrafi/