Talenti kroat, Alen Halilovic është duke menduar rikthimin në La Liga.
Anëtari i Barcelonës është huazuar këtë edicion në Bundesliga tek skuadra e Hamburgut.
Mirëpo djaloshi i talentuar nuk ka arritur të përshtatet me futbollin gjerman dhe ka kërkuar largimin.
Barcelona është duke punuar për t’i gjetur një skuadër ku do të aktivizohej rregullisht kroati.
Sipas medieve spanjolle, Halilovic ka zgjuar interesimin e skuadrës spanjolle Betis Sevilla.
20-vjeçari pritet të huazohet për gjashtë muaj tek Betis, para se Barcelona ta kthej në ‘Camp Nou’. /Telegrafi/