Barcelona ka konfirmuar se llogaria e Eric Abidalit në Instagram është hakuar, pasi që aty është bërë me dije se ata më nuk janë të interesuar në transferimin e Matthijs de Ligt.
Klubi katalunas është favorit për ta transferuar mbrojtësin holandez, gjersa thuhet se është arritur marrëveshje me Ajaxin për shërbimet e kapitenit të tyre.
Barcelona thuhet se do t’i ofrojë Matthijs de Ligt një kontratë pesë vjeçare, pas disa ditëve pushim, gjersa ka luajtur në finale të Ligës së Kombeve.
Juventusi, Manchester United dhe Bayern Munich, gjithashtu janë duke shfaqur interesim për mbrojtësin holandez, mirëpo katalunasit janë duke i prirë garës dukshëm.
Në llogarinë e Abidalit në Instagram ishte shkruar në gjuhën spanjolle: “Dikush që refuzon të luajë për Barçën nuk na shërben më”.
Por, më vonë ishte shfaqur një postim se llogaria e tij ishte hakuar, ndërsa tifozët e Barcelonës ishin ndjerë më të lehtësuar, pasi shpresojnë që ta transferojnë atë nga Ajaxi. /Telegrafi/