Chelsea thuhet se ka bërë ofertë për të riun e Bayern Munich, Renato Sanches, i cili po ashtu pëlqehet edhe nga Manchester United.
Sanches që është vetëm 19 vjeç pritet të largohet nga Allianz Arena këtë vetë.
Carlo Ancelotti i kishte konfirmuar bisedimet me Manchester United, por edhe Milan mbeten të interesuar.
Por në ditët e fundit flitet se Chelsea ka biseduar me Bayernin pas ndeshjes miqësore të zhvilluar në Kinë.
Antonio Conte ka biseduar me Ancelotti, për mundësinë që ta huazojë portugezin në Angli.
Chelsea mund ta largojë Nemanja Maticin dhe kërkon zëvendësim.
Nënshkrimi me Sanchesin do të ishte një lloj hakmarrje ndaj Manchester United që ua morën nga duart Lukakun.
‘Nuk jam i kënaqur. Natyrisht se dua të luaj më shumë dhe për këtë dua të shkoj në një klub tjetër”, ka thënë Sanches për SportsBild. /Telegrafi/