Banorët e frustruar, iu hakmorën shoferit, vetura e të cilit lëshoi alarm për shtatë orë pandërprerë.
Mbi pjesën e përparme të Kia Rio, ata shkruan me ngjyrën e kuqe që nuk shlyhet: “Faleminderit që na bëre mëngjesin m*t. Fqinjët”.
Ky nuk është rasti i vetëm që në një lagje të Valparaiso në Itali, ua tërheqin vërejtjen pronarëve të pandërgjeqshëm të veturave.
“Vajza ime ka qarë tërë natën shkaku i zhurmës që lëshonte sirena”, ka shkruar në një letër, të cilën ia kanë ngjitur veturës që nuk i ndalej alarmi.
“Ne e kemi edhe një fqinje me epilepsi dhe ajo ka pasur kriza vetëm shkaku i alarmit tënd”, shkruhet në letrën që përillet me disa fjalë banale.
“Nëse sërish e shoh veturën tënde në parkingun e lagjes, më beso që nuk do ta gjesh njëjtë”, është kërcënimi që i është bërë shoferit. /Telegrafi/