Telegrafi

Hakmarrja e SHBA-së do të kërcënonte marrëveshjen e pengjeve Izrael-Hamas, paralajmëron Katari

Një hakmarrje e SHBA-së pas vrasjes së ushtarëve të saj në Jordani do të kishte ndikim në bisedimet për pengjet, ka paralajmëruar kryeministri i Katarit.

Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim al Thani ka pohuar gjithashtu se ishte bërë përparim i mirë në bisedimet e fundjavës me shefat e spiunazhit të SHBA-së, Izraelit dhe Egjiptit rreth një rruge drejt një marrëveshjeje të re për lirimin e pengjeve Izrael-Hamas.

Lexo po ashtu Vrasja e ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme - pyetja kryesore është si do të përgjigjet Uashingtoni?

Ai tha se shpresonte t’i paraqiste Hamasit një kornizë të një marrëveshje të tillë “dhe t’i dërgonte ata në një vend ku ata angazhohen në mënyrë konstruktive”.

Ai shtoi se faza e bisedimeve mund të dërgojë në një armëpushim të përhershëm në të ardhmen.

Sky News kupton se një projekt-marrëveshje i është paraqitur sot Hamasit.

Ndryshe, Izraeli ka njoftuar sot se pret më shumë nga Katari në rolin si ndërmjetës midis tij dhe Hamasit. /Telegrafi/