Arsenali është duke përgatitur ofertë për mbrojtësin e krahut të Interit, Achraf Hakimi.
Topçinjtë duan ta përforcojnë skuadrën dhe sipas AS, duna ta transferojnë ish-futbollistin e Real Madridin.
Hector Bellerin do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit, ndërsa trajneri Mikel Arteta tashmë e ka shënjestruar marokenin si zëvendësues potencial.
Sipas gazetës spanjolle, klubi anglez do të ofrojë 40 milionë euro, aq sa pagoi Interi kur e transferoi nga Reali në vitin 2020.
Megjithatë, Nerazzurrët kërkojnë 50 milionë euro për 22-vjeçarin, kurse sipas Calciomercato.com, klubi italian nuk e ka në plan që ta shesë Hakimin në verën që vjen.
Për më shumë, Los Blancos e kanë edhe opsionin e riblerjes, prandaj zikaltrit do të duhej të bisedonin me klubin spanjoll para se ta shisnin te Arsenali. /Telegrafi/