Napoli thuhet se është i interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Real Madridit, Achraf Hakimi.
Elseid Hysaj ishte i rregullt në krahun e djathtë të skuadrës napolitane ndërsa u pozicionua në krahun e majtë pas lëndimit të Faouzi Ghoulamit.
Megjithatë, trajneri i ri Carlo Ancelotti ka të ngjarë të bëjë ndryshime në dallim me paraardhësin Maurizio Sarrin dhe shqiptari pritet të zëvendësohet me marokenin.
Siç raporton Sky Italia, Partenopei e ka kthyer vëmendjen tek 19-vjeçari Hakimi, i cili bëri 17 paraqitje për Los Blancos sezonin e kaluar.
Ata kanë ndjekur marokenin për disa kohë, ndërsa Stefan Lainer i Salzburgut është konsideruar si një alternativë tjetër për ta zëvendësuar reprezentuesin shqiptar.
Sipas mediave italiane Hysaj do largohet prej skuadrës italiane së bashku me Sarrin në drejtim të Chelseat.
Ndryshe, Napoli raportohet së fundi se ka arritur marrëveshje me sulmuesin Simone Verdin. /Telegrafi/